Bulqizë, aksidenti i merr jetën 12 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 16:10
Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur sot në Bulqizë.Një automjet tip furgoni, ka përplasur për vdekje një fëmijë në rrugën e Arbërit, në afërsi të "Qytetit të ri". Viktima e këtij aksidenti tragjik është 12 vjeçari me inicialet SH.K.Viktima është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit të Bulqizës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk u ka rezistuar dot plagëve të marra.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.