Popullsia në Tiranë në rritje, dyfishohet në periudhën 1990-2011
Në më pak se një shekull popullësia në Tiranë është 15- fishuar. Studimet kanë treguar se ky shtim i ndjeshëm është i lidhur edhe me pikëpmajet e sipërfaqes. Tokat dikur të lira, sot janë konvertuar në truall dhe në vend të lulishteve gjenden ndërtesa shumëkatëshe.Në vitin 1990 në Tiranë jetonin 250.000 vetë, në 2001 popullësia u rrit në 350.000 dhe të dhënat e fundit të regjistrimit të popullësisë në 2011 treguan se ky numër ka shkuar në 500.000 vetë.Eksperët thonë se shtimin më të madh të popullësisë e bënë të ardhurit nga qytete e tjera të vendit. Lëvizja më e madhe demografike është shënuar nga viti 1990 deri në 2001 me 41% ndërsa nga 2001 deri në 2011 shtimi i popullësisë është në 25%.Milva Konomi, ish drejtoresha e INSTAT thotë se ndërtesat shumëkatëshe janë dominuese dhe kryeqyteti është i pari në vend që ka këto godina shumkatëshe dhe pas tij vjen Elbasani.Përvec kësaj në Tiranë jetojnë një numër i konsiderueshëm i familjeve që nuk kanë lidhje gjaku, kryesisht studentë të cilët janë vendosur në shtëpi me qera. Ndërsa për nivelin e arsimit kryeqyteti llogarit mestarisht 11.1 vite shkolle për përson, % më e lartë në Shqipëri.