1 muaj nga humbja e Julian Çelës, ende asgjë për fatin e tij
Një histori e mbushur me mister që mban të mbërthyer familjen Çela tashmë prej një muaji.Të gjithë presin një lajm nga Juliani, i biri i nën drejtorit të anti-terrorit në SHISH,i cili rezulton i zhdukur prej 30 ditësh.Familja nuk ka asnjë informacion për 10-vjeçarin, ndërsa burime nga policia e Tiranës shprehen se ai është shëndoshë e mirë dhe po punohet për gjetjen e tij. Të rejat që vijnë nga hetimi i çështjes së zhdukjes së 10-vjeçarit është se ai mund të jetë rekrutuar nga një grup kriminal dhe mund të jetë nxjerrë jashtë Tiranës.Ndërsa nga blutë e kryeqytetit mësohet se po monitorehen të gjitha kamerat e sigurisë në Tiranë për ta parë lëvizjen e Julianit dhe personat që e kanë shoqëruar atë.Ndërsa më parë nga policia e Tiranës u tha se 10-vjeçari ishte parë në lëvizje gjatë Bulevardit “Zogu i Parë” nën shoqërinë e disa personave. Menjëherë pas kësaj patrullat kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të djalit.Aktiv në këtë histori kanë qënë dhe qyterët e Tiranës, ku në bazë të informacioneve të dërguara në polici ai është parë në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit.Julian Çela është larguar nga shtëpia e tij në datën 30 nëntor,ku për herë të fundit është parë në një qendër interneti në zonën e Laprakës aty ku banon dhe familja e tij. Sipas dëshmitarëve djali është thirrurr nga një person i panjohur, të cilët nuk kanë mundur ta identifikojnë. Më pas 10-vjeçari është larguar me të dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për të.Familjarët vazhdojnë ti qëndrojnë fort idesë se fëmija i tyre është i qetë dhe pa probleme dhe përjashtojnë mundësinë e ndonjë hakmarrje për shkak të pozicionit që babai i tij ka në shërbimin informativ.Ndërkaq 30 ditë nga zhdukja e tij, apeli i familjarëve dhe vendosja e një shpërblimi nga ana e tyre ende nuk është zgjidhur misteri i humbjes së Julianit.