KLSH kallëzon në Prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Përmetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-kryetarin e Bashkisë së Përmetit  me akuzën për shpërdorim detyre.KLSH-ja thekson se gjatë auditimit të ushtruar në Bashkinë Përmet, ka konstatuar një sërë shkeljesh lidhur me shitjen e trojeve brenda vijës kufizuese të qytetit të Përmetit, në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore "Për shitblerjen e trojeve" dhe ligjin "Për Urbanistikën".“Si pasojë e këtyre shkeljeve të konstatuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në Prokurorinë e Rrethit për kallëzim penal, ish kryetarin e Bashkisë Përmet për periudhën 2008 -2011, me akuzën "Për shpërdorim detyre" të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në kundërshtim flagrant me ligjin ka nënshkruar aktin noterial të shitjes ndaj subjekteve private të pronës shtetërore (truall) ndonëse nga verifikimet e bëra gjatë procesit të auditimit rezultoi se pala shitëse Bashkia Përmet nuk ka qenë pronare e trojeve që ajo ka shitur me anë të kontratës noteriale” thuhet në deklaratën e KLSH-së.Ndërkohë të gjitha veprimet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.