Tiranë, rritet numri i divorceve për vitin 2012

Ndërrimi i viteve është moment kur familjet bashkohen rreth tryezës për të festuar.Por nuk do jetë kështu ky moment për rreth 1223 familje në kryeqytet që ky vit edhe pse çift i ka ndarë.Në regjistrat e proçeseve të Gjykatës së Tiranës rreth 1223 familje i kanë dhënë fund martesës, por edhe kaq të tjerë e kanë nisur këtë proçes, çka do të thotë se edhe 2013 do të jetë në këtë ritëm divorcesh.Kështu në bazë të një llogarie të tjeshte i bie që tre çifte në ditë ndahen në tiranë dhe po kaq depozitojnë kerkesa për tu ndarë dhe kjo është vërtetë një shifër alarmante. Familja shqiptare duket se ka humbur shenjtërine e saj, pasi divorci shihej si një tabu në shoqërinë tonë. Ndërkohe po në të dhënat zyrtare të faqes së Gjykatës së Kryeqytetit shikohet edhe shtim i numrit të grave që kërkojnë urdhër mbrojtje.Ndërkaq shkaqet që çojnë çiftet shqiptarë drejt divorceve janë të shumtë,ku përveç atyre tradicionale si kriza ekonomike, janë shtuar dhe ato për shkelje kurore.Tradhëtia në çift duket se po sjellë pasoja të pariparueshme në familjet shqiptare, duke e çuar atë në krizë të vertetë edhe morale. Gjithashtu teknologjia po jep ndikimin e saj negativ në marrëdhëniet në çift, ku një mesazh në telefon apo një profil i hapur në rrjetet sociale ka qënë shkak i ndarjes së çifteve. Pjesa më e madhe e çifteve që kërkojnë të divorcohen janë pa fëmijë, ose kanë fëmijë të vegjël. Ata janë të rinj, në përgjithësi poshtë moshës 30-vjeçare dhe në pjesën më të madhe emigrimi është shkaku i zgjidhjes së martesave.