KLSH auditim në MB, konstatohen shkelje në prokurorimet publike
KLSH sipas një auditimi që ushtroi në Ministrinë e Brendshme me objekt: "Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare, për periudhën 1/1/2011 deri më 31/8/2012". Ky auditim u krye konformë kërkesave të programit të auditimit, rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të institucionit dhe standardeve të auditimit.Në përfundim të zbatimit të të gjithë procedurave të përcaktuara, u konstatuan shkelje të ligjit "Për prokurimin publik", të kryera nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe veçanërisht nga Kryetari i tij. Konkretisht:Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqëndruara (DPZHPP) në Ministrinë e Brendshme me cilësinë Autoriteti Kontraktor, në disa procedura prokurimi ka kualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit disa operatorë ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat e tyre në vlera më të vogla se sa operatorët e tjerë pjesëmarrës. Disa operatorë të tjerë pjesëmarrës në tender të interesuar për të dalë fitues, kanë paraqitur ankim administrativ pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) për këto procedura.Nga vlerësimi i dokumentacionit të shqyrtimit administrativ të këtyre ankesave të marra nga Ministria e Brendshme dhe sistemi elektronik i prokurimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezultoi se, KPP ka vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, sepse ka s`kualifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit operatorët ekonomik të cilët kanë paraqitur ofertat në vlera më të ulta. Për pasojë, në zbatim të këtyre vendimeve të KPP-së"Për prokurimin publik", janë administrativisht përfundimtare; Autoritetet Kontraktore, Reparti Ushtarak nr. 1030, Poshnjë dhe Reparti Ushtarak 1001, Zall-Herr, mbi këtë bazë kanë lidhur kontratat me operatorët ankimues (fitues sipas vendimeve të KPP-së), duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 225.6 milionë lekë, respektivisht, 163.8 milionë lekë në proçedurën e prokurimit për "Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit (Katering) për Repartin Ushtarak 1030, Poshnjë'' dhe 61.8 milionë lekë në proçedurën e prokurimit për "Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit për Repartin Ushtarak 1001, Zall-Herr". Për sa më sipër, KLSH ka depozituar kallzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të figurës së veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", për Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, z. E. S. dhe 3 anëtarë të këtij Komisioni,