Festat e fundvitit, rritet fluksi në dogana
Afrimi i natës së ndërrimit të viteve ka shtuar fluksin në dogana të emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të festuar me familjarët e tyre.Numri më i madh i emigranteve është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5739 shtetas shqiptarë dhe 1397 automjete ndërsa kanë dalë 3297 shtetas shqiptarë dhe 742 automjete.Sipas informacioneve në këtë pikë doganore, pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërsa pala greke punon me 6 sportele gjithsej.Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit në doganën e Kapshticës kanë hyrë 4277 shtetas shqiptarë me 1122 automjete ndërsa kanë dalë 1854 shtetas shqiptarë dhe 505 automjete.Mësohet se në këtë pikë kufitare kanëë hyrë 255 shtetas të huaja ndërsa kanë dalë 193 shtetas të huaj nga territory shqiptar.Sipas informacioneve më të fundit nuk konstatohen rradhë në pikën doganore të Kakavijës dhe të Kapshticës por vetëm fluks të emigrantëve të cilët kthehen për të festuar festat e fundvitit.Ndërkohë në pikën Kufitare të Qafë-Thanës, gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 719 shtetas shqiptarë me 429 automjete ndërsa kanë dalë 701 shtetas shqiptarë dhe 413 automjete.Gjithashtu mësohet senë këtë pikë kufitare kanë hyrë 802 dhe kanë dale nga territori shqiptar 495 shtetas të huaj.