Prodhimi verës, Ruli: Janë 10 fishuar investimet, por importi plotëson ende nevojat
Shqiptarët shtojnë prodhimin e veres, por pavarësisht kësaj importi plotëson nevojat. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, e deklaroi këtë fakt gjatë një vizite në një kantinë vere në Durrës. Sipas kreut të bujqësisë vitet e fundit janë shtuar investimet dhe është rritur numri i ndërrmarrjeve që merren me prodhimin e verës.“Ne sot me prodhimin lokal të verës ne mbulojmë vetëm 43 % të nevojës konsumatore. Në Shqipëri prodhohen rreth 20 mijë hektolitra në vit, ndërkohë që konsumohen rreth 44 mijë, pra pjesa më e madhe mbulohet nga importi. Mbulohet dhe për faktin që sipërfaqet e vreshtave dhe prodhimi i kantinave duhet të shtohet më tepër. Së dyti, duhet t`i drejtohemi klientit shqiptar, i cili ende nuk ka vlerësimin e duhur për verat shqiptare. Ne si ministri bëmë për të dytën herë panairin e verës shqiptare he vlerësimet u bënë nga somelierë më të mirë të huaj dhe padyshim nga ata u konstatua që në Shqipëri ne kemi tashmë vera dinjitoze për të qenë prezentë në tavolina dhe në restorante”, - tha ministri Genc Ruli.Vera e Shqipërisë karakterizohet nga ëmbëlsia e saj unike dhe të varieteteve autoktone. Disa prej varieteteve të verës më të mira shqiptare përfshijnë Debine (e kuqe dhe e bardhë), Kallmet, Mereshnik, Mjaltez, serine (e kuqe dhe të bardhë), Shesh (e kuqe dhe e bardhë), dhe Vlosh. Fushat më të mira prodhuese janë rreth zonave Berat, Korçë, Tiranë, Durrës dhe në mes Lezhës dhe Shkodrës.