Hitzfeld: Bayerni, ekipi më i mirë në Evropë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 11:44
Ish-trajneri i Bayernit të Munichut, Ottmar Hitzfeld, ka deklaruar se bavarezët këtë sezon e kanë ekipin më të mirë në gjithë Evropën. Bayerni ka shfaqur formë impresive këtë sezon dhe do të ketë punë me Arsenalin në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.“Natyrisht, shumë varet nga shorti, por unë jam i sigurt se Dortmundi dhe Bayerni janë kandidatë potencial për titull”.“Duke parë skuadrën e Bayernit, pa dyshim mund të them se që prej verës nuk ka ekip më të fortë se Bayerni”, ka thënë Hitzfeld.