Në "Old Treford" Manchester United fiton me zemër
Një ndeshje plot gola dhe spektakël ka qënë ajo mes skuadrës së Manchester United dhe Newcastle. Të besuarit e Ferguson kanë arritur të përmbysin rezultatin vetëm në minutat shtesë të takimit duke marrë një fitore tejet të rëndësishme në “Old Treford”. Në "Teatrin e Ëndrrave” djajtë e kuq janë rikthyer te fitorja pasi kanë mundur skuadrën e Njukasllit me rezultatin 4-2. Djemtë e skocezit gjenden disa herë në disavantazh gjatë lojës por në fund janë ata që dalin triumfues përballë publikut vendas që asnjëherë nuk e kurseu mbështetjen për skuadrën e United.Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Perç i cili shënoi golin e parë të takimit që në minutën e tretë, ndërsa Evans barazoi rezultatin në minutën e 25. Loja vazhdon të bëhet e bukur, skuadrat krijojnë shumë raste por miqtë arrijnë përsëri të kalojnë në avantazh me anë të një autogoli të skuadrës vendase. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e skuadrës së Njukasellit, që në 45 minutat e para tregon shpirt më të lartë gare. Fraksioni i dytë i lojës nis me një tjetër ritëm për Manchester United. Urdhërat e Ferguson fillojnë të vihen në zbatim, ndërsa francezi Evra barazon shifrat në 2-2 që në 10 minutat e para të pjesës së dytë. Djemtë e teknikut Pardjë do të kalojnë për të tretën herë në avantazh me anë të sulmuesit Sisse i cili riktheu përsëri skuadrën në avantazh në minutën e 68. Lojtarët e Manchester nuk do të dorëzohen përballë publikut të zjarrtë vendas dhe do të gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Van Persie barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 71, ndërsa Çikarito do të vulosë rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes. Pas kësaj ndeshje, epërsia e United ndaj Manchester Sitit shkon në 7 pikë duke përfituar më së miri nga hapi fals skuadrës së Mancinit.