Chelsea arrin tjetër fitore, ngec Manchester City

Pas fitores në fundjavë me rezultatin e thellë 8-0 djemtë e teknikut portugez janë kursyer në ndeshjen e kësaj mesjave pasi kanë mundur në transfertë skuadrën e Noruiç me rezultatin minimal 0-1.Blutë e Londrës kanë shënuar një tjetër fitore të rëndësishme për të vijuar ndjekjen e dy skuadrave të Manchester të cilat kryesojnë Premier Ligën Angleze. Golin e vetëm në përballjen ndaj Noruiç e shënoi sulmuesi spanjoll Mata në minutën e 38 të pjesës së parë. 45 minutat e para do të mbylleshin me këto shifra ndërsa edhe në fraksionin e dytë të takimit nuk do të kemi ndryshim rezultati edhe pse rastet për të shënuar të tjerë gola nuk munguan.Djemtë e teknikut Benitez u kursyen disi në këtë, pasi një javë më parë kishin shënuar 8 gola në portën e Aston Villës. Me këtë fitore Chelsea ruan vendin e tretë në tabelën e renditjes në Premier Ligë duke reduktuar në katër pikë diferencën me Manchester Sitin që aktualisht mban vendin e dytë.Këta të fundit nuk ja kanë arritur të thyejnë tabun e rezultateve negative në fushën e Sandërlend. Skuadra e teknikut Italian Roberto Mancini ka shënuar një tjetër rezultat negativ duke u mundur nga Sauthempton me rezultatin 1-0. Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur me rrjeta të paprekura ndërsa me fillimin e pjesës së dytë vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Xhonson. Edhe pse me shumë minuta në dispozicion lojtarët nuk arritën dot të depërtonin në mbrojtjen e Sandërlend. Këta të fundit arritën të ruanin avantazhin duke marrë tre pikë të rëndësishëme për tu ngjitur sadopak në tabelën e renditjes.Me këtë humbje skuadra e Manchester Sitit i largohet disi kreut të renditjes pasi diferenca me rivalët kryesor për titull Manchester United tashmë ka shkuar në 7 pikë. Përveç kësaj qytetarët britanik rrezikojnë të humbasin edhe vendin e dytë pasi Chelsi është rikthyer në rrugën e fitoreve dhe ka reduktuar ndjeshëm diferencat me Manchester Sitin.