Humbet Liverpool, Totenham shkatërron Aston Villën
Liverpul ka shënuar një tjetër rezultat negativ në këtë mesjavë pasi ka humbur në transfertë ndaj Stok Sitit me rezultatin 3-1 në përballjen e velfshme për javën e 19 të kampionati Anglez e cila ishte dhe ndeshja përmbyllëse e kësaj jave.Miqtë nga Liverpuli arrinë të gjejnë shumë shpejt rrugën e rrjetës me anë të mesfushorit Gerrard i cili shndërron në gol që në minutën e 2 një penallti të fituar nga sulmuesi uruguajan Suares.Ky avantazh nuk do të zgjasë shumë pasi janë vendasit ata që do të gjejnë rrugën e rrjetës dhe golin e barazimit vetëm 3 minuta më vonë. Lojtarët e Stok Sitit nuk do të ndalen me kaq pasi në minutën e 12 do të gjejnë edhe golin e avantazhit që do të vulos shifrat e 45 minutave të para.Në fillimin e pjesës së dytë Jonathan Walters do të shënojë golin e tretë për skuadrën e Stok Sitit dhe të dytin personal. Ky do të jetë goli i fundit i këtij takimi që mbyllet me humbjen e skuadrës së Liverpul e cili për këtë vit akoma nuk ka arritur të renditet mes më të mirave. Një fitore të rëndësishme në transfertë ka arritur edhe skuadra e Totenham që aktualisht mban vendin e katërt në renditje. Spërsar mundën me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Aston e Villës e cila në dy ndeshjet e fundit ka pësuar 12 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. Një rekord negativ ky që pritet të shoqërohet me ndëshkime te skuadra Viljane. Ajo që ra në sy në këtë përballje ishte se Geret Beil mundi i vetëm Aston Villën pasi arriti të shënojë një triplet për skuadrën e Spërsave. Në ndeshjet e vlefshme për javën e 19 janë shënuar këto rezultate:Everton -Wigan 2-1Fulham - Southampton 1-1Manchester United - Newcastle 4-3Norwich - Chelsea 0-1QPR -West Bromwich 1-2Reading - Sawansea 0-0Sunderland - Manchester City 1-0Aston Villa - Tottenham 0-4Stoke City - Liverpol 3-1