Montolivo ndaj Barçës mund të luajmë si të barabaratë

Edhe pse ndodhet me pushime ish mesfushori i Fiorentinës Riccardo Montolivo që tashmë është kthyer në një lider te skuadra e Milanit nuk po i shijon siç duhet këto pushime të fundvitit pasi mendjen e ka te përballja me Barcelonën për Champions League.Në një intervistë për mediat Italiane mesfushori i kombëtares "Axurre" ka thënë se "Barcelona është një skuadër e madhe dhe këtë e ka treguar në këto vitet e fundit. Lojtarët e saj janë pjesë e kombëtares spanjolle që ka dominuar futbollin në këto vitet e fundit. Plus kësaj ata kanë në përbërje lojtarin më të mirë në botë për të mos thënë në të gjitha kohrat. Fati kësaj radhe nuk ishte me ne, por skuadra jonë do të luftojë si e barabartë me Barcelonën pasi vetëm kështu mund të arrijmë të rivalizohemi me ta”.Më tej mesfushori i kuq e zinjve shton se: "Ne e nisim këtë takim në disfavor dhe ky është një motiv më i madh për të arritur një rezultat pozitv. Ne duhet të hyjmë në fushë me mendimin për të kaluar turnin dhe jo si një skuadër që pret ndeshjen për ti dhënë lamtumirën kompeticionit. Vetëm kështu mund t'ia dalim mbanë ndaj skuadrës që për momentin luan futbollin më të mirë në botë” ka përfunduar mesfushori më në forëm i skuadrës së Milanit.