Iniesta: Kjo Barcelonë do sundoje perseri
Fantazisti i skuadrës së Barcelonës Andres Iniesta është i bindur se skuadra e Barcelonës nuk e ka humbur shkëlqimin e saj dhe se viti 2013 do të jetë një vit ku skuadra do të fitojë shumë trofe.Në një intervistë për Mediat Katalanase, lojtari më i mirë europian i vitit theksoi se cikli fitues i Barcelonës nuk përfundoi sezonin e kaluar, kur katalanasit u mundën nga Real Madrid në kampionatin spanjoll dhe nga Chelsea në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. "Kemi kaluar vite shumë të suksesshme dhe cikli do të vazhdojë në rritje edhe në vitiet në vijim. Një cikël përfundon kur kalojnë disa vite pa tituj dhe në skuadër ndryshojn shumë gjëra. Sezonin qe sapo lamë pas nuk kemi arritur rezultat e dëshiruara nga skuadra dhe stafi drejtues. Ne kemi fituar tituj të një rëndësie të dytë, por tifozat tanë dëshirojn trofe të mëdha pasi mbajnë mend vetem fitimin e kampionatit dhe Champions Liges që konsiderohen si trofet më të rëndësishem të një sezoni. Këtë vit pretendojm që ti arrimë të gjitha këto objektiva dhe tu trgojm të gjithëve se cikli i Barcelonës do të zgjasë edhe për disa vite të tjera", theksoi mesfushori spanjoll.I pyetur në lidhje me situatën tek Real Madrid, Iniesta tha: "Kështu e ka futbolli, kur dikush qesh, tjetri do të qajë. Ne jemi të lumtur që këtë vit po dominojm futbollin spanjoll por edhe pak të mërzitur pasi kampionati do të ishte më I bukur pot ë kishte një rivalitet më të lart. Reali I ka të gjitha mundësit për të rivalizuar por këtë vit gjërat nuk po shkojn mirë për atë ashtu siç nuk shkuan për ne një vit më parë ka përfunduar Fantazisti I skuadres së barcelones Andres Iniesta.