Rrëfehet Lippi, Juventus ka etje për fitore

Ish tekniku i skuadrës Bardh e Zi ka shfrytëzuar pushimet për të dhënë një intervistë për “Sport Mediaset” ku ka folur për eksperiencën e tij në Kinë, Juventusin dhe ish kapitenin bardh e zi Alesandro Del Piero.Gjatë intervistës për mikrofonat e Mediaset tekniku i Italisë kampione bote në vitin 2006 është shprehur se: "Përsa i përket eksperiencës në Kinë, është fantastike. Ata e adhurojnë futbollin dhe mbi të gjitha futbollin Europian. Unë jam i lumtur që kam patur një eksperiencë të tillë. Ndërsa në lidhje me skuadrën e Juventusit dhe eksperiencen e Del Pieros në Australi ish tekniku Juventin ka thënë se: "Del Piero ka bërë mirë që ka ndryshuar ambient pasi gjithmonë kërkonte diçka ndryshe. Eksperienca në Australi do ti shërbejë për shumë gjëra në të ardhmen pasi është shumë e vështirë të jetosh larg njerëzve të tu më të dashur".Ndërsa në fund Lippi ka folur edhe për ish skuadrën e tij dhe nivelin e lartë të përgatitjes që "Zonja e Vjetër" ka shfaqur në këto vitet e fundit. "Ndryshe nga Juvet e mëparshme kjo e Antonio Contes është disi më e veçantë. Juventusi ka uri për të fituar trofe dhe kjo fal një trajneri të talentuar si Conte. Ai ka futur një frymë të re në skuadër dhe kjo ka bërë që Juventusi të arrijë këto rezultate” ka thënë ish tekniku i kombëtares Italiane.Ndërsa në fund Lippi i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarit në lidhje me një të ardhme të mundshme në krye të stolit të Real Madridit:"Janë vetëm spekulime, nuk ka asgjë të vërtetë. Ata kanë një trajner të talentuar ndërsa unë duhet të respektoj kontratën me skuadrën time. Di që ishte kënaqësi të drejtoja Real Madrid një ditë, por për momentin mua nuk më ka kontaktuar askush”.