Largimi i Santos, Milan e zëvendëson me Iliçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2012, 15:12
Me shitjen e Robinjos ne radhet e Santosit, skuadra e Milan ka gjetur menjeherë zevendesuesin. Të gjitha pistat të çojnë drejt 24-vjeçarit slloven të Palermos, Josip Iliçiç.Raportet e mira mes administratorit të deleguar të siçilianëve, Pietro Lo Monaco dhe klubit kuq e zi mund të çojnë në përfundimin me sukses të këtij operacioni.Përveç Iliçiç, drejtuesit e Milan po bejnë perpjekjet maksimale që të sjellin në Milano edhe sulmuesin Drogba që shihet si zëvendësuesi ideal i dyshes braziliane.Me sulmuesin nga Bregu i Fildisht ne dispozicion dhe me nje mesfushore si Iliçiç, drejtuesit kuq e zinjve do te mbyllnin me se miri boshleqet që mund të lënë dy brazilianet që tashmë nuk konsiderohen me pjesë e skuadres nga Alegri dhe stafi drejtues.