Bale: Ronaldo është idhulli im

Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, e ka lavdëruar superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se është idhulli i tij.“Gjërat janë ndryshe në ditët e sotme, duhet të bësh diçka të re, përndryshe bëhesh i parashikueshëm në fushë”.“Si Cristiano Ronaldo – ai në çdo moment vjen duke bërë gjëra të reja. Duhet të ndjek rrugën e tij. Ai është idhulli im”, ka deklaruar uellsiani për ESPN.