Manchester Siti kërkon fitoren kundër Norwich, vendimtare edhe për Mancinin
Manchester Siti që tashmë është shkëputur nga kreu i renditjes me 7 pikë më pak kërkon të rikthehet te fitorja pas disfates në mesjavë kundër skuadres së Sandërlend."Qytetaret" britanikë edhe pse do të lujnë në transfertë kundër skuadres së Noruiç do të kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar që tani humbjen e petkut të kampionit. Në rast se vjen edhe një tjetër rezultat zhgënjyes, atëherë posti i teknikut italian Mancini është shumë i diskutuar. Në këtë përballje skuadrat do të hedhin në fushen e lojes formacionet më të mira.Vendasit do ta nisin takimin me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Ban. Në mbrojtje: Garrido, Tërner, Basong dhe Martin. Në mesfushë: Xhonson dhe Tetej. Ndërsa treshja Pilkington, Holalan dhe Snodgras do të mbështesin sulmuesin e vetem Holt, i cili do të jetë rreziku numer 1 i skuadres së Manchester Sitit.Në kampin tjetër edhe tekniku italian Mancini do të hedhe nga minuta e parë formacionin 4-3-2-1. Në portë: Hart. Në mbrojtje: Zabaleta, Nastasiç, Kompani dhe Kolo Ture. Në mesfushë: Jaja Ture dhe Berri. Ndërsa treshja Silva, Tevez dhe Milner do të mbështesin sulmuesin Argjentinas Aguero. Edhe në këtë takim Dzeko dhe Baloteli nuk janë përfshirë në formacionin e parë të teknikut italian.Kundër skuadres së Noruiç Mancini ka kujtime të mira pasi në dy përballjet e edicionit të kaluar skuadra e Sitit ika fituat të dy përballjet me rezultat të thellë. Qytetaret britanik fituan në shtëpi 5-1 ndërsa në transfert fituan me një trjetër rezultat të thellë 6-1. Statistika këto që edhe në përballjen e sotme favorizojnë skuadren e e teknikut italian që këtë vit nuk ka shfaqur rendimentin e duhur.