Anzhi përgënjeshtron lajmin për një interesim për Lionel Mesin
Pas publikimit të dy ditëve më parë nga Gazeta " El Mundo Deportivo" të lajmit se futbollisti argjentinas kishte refuzuar një ofertë prej 30 milion Eurosh në sezon nga një klub Rus, i cili kishte qenë gati të paguante klauzolën e largimit në kontratën e tij për ta marrë nga katalanasit ,kanë ardhur edhe reagimet e para nga drejtuesit klubit të Anzhit.Në një intervist për mediat Ruse drejtuesit e kësaj skuadre, kanë hedhur poshtë të gjithë zërat që e lidhin me një ofertë të mundshme prej 250 milion Eurosh për blerjen e Lionel Mesit nga Barcelona.Kuptohet që Anzhi ishte skuadra e parë që i shkonte çdokujt në mendje, pasi njihet për shpenzimet stratosferike që bën për të afruar lojtarë apo trajnerë të njohur. Por konsulenti i marketingut të ekipit rus, German Tkaçenko, e hodhi poshtë këtë histori, duke e cilësuar false, ndërsa insistoi se klubi nuk vepronte më në këtë mënyrë në merkaton e transferimeve."Nuk ka asgjë të vërtetë në të në atë çfarë shkruajnë mediat", tha ai për gazetën ruse "Sport-Express". "Të bësh një pyetje rreth kësaj teme, e për më tepër të shkruash rreth saj, tregon mungesë informacioni ndaj mënyrës sesi operon Anzhi, si është ndërtuar modeli sportiv i klubit dhe cilët janë parimet dhe prioritetet e tij".Por gjithsesi, kjo nuk fsheh dyshimet për ekzistencën e interesimit të Anzhi ndaj lojtarit, duke kujtuar se në radhët e ekipit rus luan një ish-shok skuadre me argjentinasin, sulmuesi Samuel Eto'o. Ky i fundit, aktualisht është futbollisti më i paguar në botë, pasi përfiton 20 milion euro në sezon në radhët e klubit rus.