Ancheloti i mbyll derën Kristiano Ronaldos
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti pasi u mbylli derën e transferimit në radhët e kryeqytetasve mesfushorve Shanjder dhe De Rosit, po bën të njëjtën gjë edhe me sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldos. Në mediat mbarë botërore po flitet për një kalim të mundshëm të portugezit në radhët e PSG por një gjë të tillë e ka mohuar tekniku Italian i kësaj skuadre.Në një intervistë për gazetën Italiane “La Stampa” ish tekniku i Milan dhe i skuadrës së Chelsit ka deklaruar se: "Nuk ka asnjë shans që Kristiano Ronaldo ti bashkohet skuadrës tonë në merkaton e Janarit. Ne nuk kemi ndërmend të shpenzojmë shuma të mëdha në këtë merkato dimërore pasi deri tani skuadra ka ecur në rrugën e duhur si në kampionat ashtu edhe në Chempions Ligë. Këtë vit ne synojmë të fitojmë Kampionatin Francez dhe të shkojmë sa më larg në Chempions. Për këtë vit nuk mendoj se e kemi të nevojshme të blejmë lojtarë si Ronaldo, ndoshta në merkaton e ardhshme, po për tani jemi mirë kështu” ka thënë tekniku Italian.Karlo Ancheloti me tej ka shtuar se: Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm të cilin çdo trajner do të kishte kënaqsi ta kishte pjesë të skuadrës. Ronaldo nuk po kalon momente të mira te Real Madrid dhe mua më vjen shumë keq që ai nuk arrin të japë maksimumin e tij. Ndërsa në lidhje me kontratën e re që klubi parizien ka nënshkruar me Lucas Mouran, tekniku Italian ka deklaruar se është shumë i lumtur që skuadrës për vitin e ardhshëm do ti bashkohet një lojtar si braziliani.“Është një forcë më shumë në skuadër dhe mendoj se do të jetë i rëndësishëm për ne sepse luajmë në disa kompeticione. Me ardhjen e tij PSG ka në përbërje 30 futbollistë dhe mua nuk më duhen më shumë", ka sqaruar italiani për La Stampa.