Boateng: El Shaarawy lideri i ri i skuadrës së Milan
Pas një periudhe jo shumë të mirë që po kalon te skuadra e Milan, Pric Boateng, ka dhënë një intervistë për mediat Italiane ku ka bërë një analizë të vitit 2012 ndërsa e ka vënë theksin te arritjet e shokut të tij të skuadrës El Shaarawy të cilin e ka cilësuar si një lider të ardhshëm te skuadra e Milan."Nëse El Shaarawy vazhdon kështu, do të jetë me siguri në nivelet e Ibrahimoviç". Me këto fjalë, Kevin Prince Boateng e "vesh" zyrtarisht "Faraonin" si liderin e ri të Milan-it."Një sulmues si Ibra krijonte shumë hapësira për lojtarë si unë apo Nocerino, atëherë kishim më shumë mundësi për të depërtuar në thellësi. Tashmë është më e vështirë, por jemi përmirësuar shumë dhe kemi pothuajse një Ibra të ri: El Shaarawy.I pyetur në lidhje se çfarë dëshiron të arrijë në karrierën e tij futbollistike Boateng u shpreh: "Ëndrra ime është të fitoj Champions League. Në Champions është shumë e vështirë, është i treti vit që përballemi me Barcelonën, por në 2 ndeshje është gjithçka e mundshme, cdo gjë mund të ndodhë, - paralajmëron Boateng. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Champions dhe, natyrshëm, edhe ta fitoj atë. Është trofeu më i rëndësishëm për një skuadër futbolli, pasi aty luajnë ekipet më të mira dhe vetëm më të mirët fitojnë".Përveç kësaj Boaten gjatë intervistës ka dhënë edhe shpjegimet e tij në lidhje me formën e tij jo të mirë që po kalon te skuadra e Milan gjatë kësaj periudhe. "Ndryshimi i shumë elementeve në skuadër dhe mënyra se si luajmë tani është krejt e ndryshme nga ajo që luanim më përpara. Unë nuk kam arritur të përshtatem mirë deri tani por siguroj që në të ardhmen do të bëj maksimumin që të arrij nivelet e një viti më pare” ka përfundur numri 10 i skuadrës së Milan.