Juventus vihet në kërkim të një sulmuesi.
Te skuadra e Juventusit në orët e fundit po mendohet përsëri për merkaton dhe veçanërisht për sjelljen në Torino të një sulmuesi aq të përfolur në kampin bardh e zi. Tratativat për të marrë shërbimet e Drogba janë zbehur disi në orët e fundit pasi në plan të parë për drejtuesit bardh e zi ka dalë një tjetër sulmues. Bëhet fjaë për ish sulmuesin e kësaj skuadre në vitin e kaluar Marko Borrielo. "Zonja e vjetër dëshiron të mos shpenzojë shuma të mëdha në merkato kërkon që të marrë në formë Huazimi për 6 muaj ish sulmuesin e Romës dhe të përsërisë atë që bëri 1 vit më pare”. Kjo mendohet se do të ishte zgjidhja më e mirë për momentin për skuadrën bardh e zi e cila flitet se ka arritur një marrveshje me Lorenten për në merkaton e verës ku sulmuesi bask do të lërë Atletiko e Bilbaos pët t'iu baskuar pastaj skuadrës së Juventusit me parametra Zero. Përveç këtij sulmuesi sipas të përditshmes Italiane “Tuttosport” thuhet se drejtuesit e skuadrës torineze po punojnë fuqishëm që në merkaton e verës bomberit iberik Lorente t’i bashkangjitet edhe një sulmues tjetër. Sipas kësaj të përditshme që ndodhet shumë pranë skuadrës bardh e zi thuhet se emrat mbi të cilët po punohet që tani janë Aleksis Sançes dhe Rober Levandovski. Kili që ndiqej edhe më përpara nga skuadra e Juventusit është edhe synimi kryesor i skuadrës bardh e zi. Mosaktivizimi te skuadra e Barcelonës në mënyrë të rregullt pas rikuperimit të Vilës hap shumë mundësi që ky të kalojë te një skuadër e cila ka një projekt ambicioz për të ardhmen. Ndërsa për sa i përket polakut Levandovski situata është më e vështirë sepse Manchester United është shumë më përpara bardh e zinjve për të blerë shërbimet e sulmuesit të Borusia Dortmund. Me hapjen e zyrtare të merkatos dimrore pritet të mësojmë zyrtarisht se cili do të jetë sulmuesi i ardhshëm që do t’i bashkohet "Zonjes së Vjeter".