Chelsea kërkon përforcime në Spanjë
Skuadra e Chelsit nën drejtimin e teknikut Spanjoll Benitez është rizgjuar për sa i përket rezultateve të arritura por edhe në aspektin e merkatos.Sipas mediave britanike thuhet se tekniku Spanjoll kërkon që në skuadrën e tij të krijojë një sulm krejtësisht të përbërë nga lojtarë Iberik. Pasi arriti të zgjojë Torresin nga përgjumsia, Benitez kërkon ti bashkangjisë atij në repartin e sulmit një partner spanjoll. Përveç interesimeve për David Villën Londinezët janë hedhur në sulm edhe për sulmuesin tjetër spanjoll Alvaro Negredo që luan për skuadrën e Seviljes.Po sipas mediave Angleze thuhet se Abramoviç u ka ofruar 18 milion Euro drejtuesve spanjollë për shërbimet e sulmuesit. Ndërsa tani pritet përgjigjja e drejtuesve të skuadrës së Sevillas që mesa duket janë tunduar nga oferta e bluve të Londrës.