Tjetër tentativë e Real për lojtarin e Tottenham, Bale
Objektivi kryesor i skuadrës së Real Madrid për merkaton e Janarit është mesfushori i Totenhem Geareth Bale.Mesfushori që mund të luaj në disa role është një nga objektivet më madhore të skuadrës Mbretërore e cila pritet të bëjë goditjen e radhës në merkaton e Janarit. Pas 6 viteve me ngjyrat e skuadrës së Spërsave, Bale mesa duket do të ndërrojë ambient dhe Reali i Madridit duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm për lojtarin që javën e kaluar shënoi një triplet për skuadrën e tij Tottenham.Dëshira e këtij të fundit është të fitoj një herë Champions Leaigue dhe ku më mirë se te 9-të herë kampionët e Europës mund ta arrijë një gjë të tillë.Sipas mediave Britanike thuhet se në adresë të drejtuesve të skuadrës së Tottenham ka mbërritur një ofertë që akoma nuk është bërë publike. Tani mbetet për tu konfirmuar se cila do të jetë shifra e tranferimit të tij në Santiago Bernabeo.