Manchester United përballë West Bromwich në “Teatrin e Ëndrrave”
Manchester United do të kërkojë një tjetër fitore sot kundër skuadres së Uest Bromuiç për të ruajtur diferencat me ndjekësit me të afërt. Pas një fitore emocionuese në mesjavë kundër skuadres së Njukasllit të besuarit e Ferguson nuk do të tolerojnë në shtëpi, ku fitorja për djajt britanikë është një detyrim.Në këtë përballje trajneri skocez, Ferguson nuk do të ketë në dispozicion shërbimet Uejn Runei, i cili vuan një demtim të lehtë dhe nuk është i gatshëm për këtë takim. Formacioni që do të hedhë në fushë strategu skuacez në diten e sotme është 4-4-2. Në portë: De Gea. Në mbrojtje: Evra, Evans, Ferdinand dhe Smolling. Në mefushë: Gigs, Kleverlej, Kerrik dhe Valencia. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja që luajti edhe në mesjavë Hernandez dhe Van Persi.Në kampin tjetër skuadra e Uest Bromuiç do të luajë me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Foster. Në mbrojtje: Ridguell, Mekaulej, Olson dhe Xhons. Në mesfushë Morrison dhe Mulumbu. Ndërsa treshja Brant, Gera dhe Odemuingue do të mbështesin sulmuesin e vetem të kësaj skuadres Lukaku.Miqtë do të kërkojnë të bëjnë surprizen në këtë përballje për të mbyllur vitin me një rezultat pozitiv që ndoshta do të ngelet gjatë në memorien e të gjithëve.Ndeshja do të fillojë pas pak minutash dhe do të luhet në “Teatrin e Ëndrrave” aty ku Manchester United nuk toleron asnjë skuadër përballë tifozërisë vendase.