Gol spektakolar nga Labinot Haliti
Skuadra e sulmuesit kosovar Uestern Sydney ka barazuar në ndeshjen e 13-ë të kampionatit Australian 1-1 në transfertë kundër skuadres së Perth Glory. Në këtë takim Sulmuesi kosovar, Labinot Haliti ka shënuar golin e parë të takimit duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin që në minutën e 38-ë. Goli i sulmuesit kosovar ishte jo vetem i rëndësishem për avantazhin e skuadrës por ishte edhe përfekt për mënyren se si u realizua. Me golin e kosoavrtit janë mbyllur 45 minutat e para ndërsa pjesa e dytë ka filluar përsëri mirë për skuadrën e Halitit deri në minutat e fundit të ndeshjes kur ka ardhur edhe goli i barazimit për skuadrën vendase.Labinot Haliti luan prej kohesh ne Ligën e pare të kampionatit Australian ku si kundërshtarë ka një tjetër emër të njohur të futbollit Shqiptar siç është sulmuesi Besart Berisha. Po në këtë ligë luan edhe një nga ikonat e futbollit Italian Aleksandro Del Piero që u transferua në merkaton e Veres drejt shtetit Australian.