“El Mundo Deportivo”: Mesi refuzoi ofertën 250 milion Euro nga një skuadër Ruse
Edhe pse në ditë festash, gazetat sportive spanjolle kanë hedhur bombën e radhës për sa i përket transferimeve të merkatos.E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se një klub nga Rusia ka kërkuar shërbimet e Lionel Mesit me çdo kosto të mundshme. Sipas kësaj gazete thuhet se kjo skuadër që nuk i është dhënë akoma emri, i ka ofruar yllit Argjentinas një kontratë tre vjeçare ku Messi do të përfitojë 30 milion Euro në sezon. Ndërsa për klubin e Barcelonës thuhet në gazetë është ofruar shuma e 250 milion Eurove.Në lidhje me këto oferta që kanë ardhur nga një skuadër e cila nuk ka dashur të shfaqë emrin ylli i Barcelonës thuhet në “El Mundo Deportivo” nuk ka pranuar të nënshkruaj kontratën pasi tashmë ka arritur një marrveshje me Katalanasit deri në vitin 2018.Ky lajmi i publikuar sot në një nga të përditshmet më të mëdha sportive në Spanjë ka bërë një bujë të madhe si përsa i përket shumës së ofruar ashtu edhe për sa i përket besnikërisë që talenti Argjentinas ka treguar ndaj skuadrës me të cilën është rritur. Me këtë gjest lojtari më i mirë në botë ka treguar se është një kampion jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj pasi nuk ka parë vetëm përfitimet personale, por karrierën e tij që nuk e sheh të ndarë nga skuadra e Barcelonës.Ky lajm që po bënë bujë në të gjitha mediat botërore ndoshta nuk është krejtësisht i vërtetë pasi në shkrimin e gazetes “El Mundo Deportivo” nuk jepet emri i skuadrës që ka bërë ofertën për Mesin. Ky fakt të lë të dyshosh se kjo është vetëm një batut e të përditshmes spanjolle për festat e fundvitit.