Galiani: Në Janar mbyllet çështja e Brazilianve

Shitja e dy brazilianve Pato dhe Robinjo në Brazil është kthyer në një nga çështjet më të mëdha të skuadrës së Milanit. Drejtuesit kuq e zi kërkojnë që të largojnë përfundimisht dyshen braziliane për të sjellë pastaj në Milano emra të tjerë të mëdhenj për të përforcuar skuadrën e cila ka shumë dobësi sidomos në repartin e mbrojtjes.Adriano Galliani po i kalon festat në Brazil ku është i impenjuar maksimalisht për të arritur një akord me skuadrat Braziliane për shitjen e dy lojtarve që tashmë kanë dalë nga planet e teknikut Alegri. Sipas mediave Italiane thuhet se administratori i kuq e zinjve ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për shitjen e Robinhos te skuadra e Santos apo te ajo e Flamengos.Galliani ka biseduar me 2 shefat e skuadrave por që nuk kanë bindur drejtorin Italian me ofertat e tyre. Milani thuhet se po kërkon 10 milion Euro për shitjen e Robinhos, shumë të cilën nuk e kanë ofruar deri më tani as  Santos e as Flamengo.Në një intervistë për mediat braziliane, Galliani ka thënë se përgjigjen e fundit për shitjen apo jo të Robinhos, do ta marrin të gjithë me 2 Janar ditë në të cilën është lënë edhe takimi i fundit mes tij dhe drejtuesve të këtyre dy skuadrave. Ndërsa edhe për Paton është parashikuar që në dy të mbyllen edhe bisedimet me skuadrën e Korinthias për shitjen përfundimtare të brazilianit që tashmë duket se do të lërë përfundimisht Milanon pas shumë spekullimesh për largimin e tij.