Manchester Unitet kundër Newcastle
Pas dështimit në marrjen e tre pikëve në fundjavë skuadra e Ferguson do të luaj sot një përballje të rëndësishme kundër skuadrës së Njukasllit për të parë nëse barazimi i tre ditëve të mëparshme ishte vetëm një rastësi apo lodhje e skuadrës së Djajve. Tekniku Ferguson kërkon që në Old Treford të marrë tre pikët dhe të rikthehet te fitorja pasi Siti është aty pranë dhe kërkon që të përfitojë nga gabimet e Unitet.Në këtë përballje trajneret e të dyja skuadrave do të luajn me këto formacione:Tekniku Skocez do të hedh nga minuta e parë formacionin (4-4-2)Në portë: De Gea, në mbrojtje: Rafael, Ferdinand, Evans dhe Evra, në mesfushë: Uellbek, Skols, Kerrik dhe Jang, në sulm do të jetë dyshja Van Persi dhe Hernandez, ndërsa sulmuesi Britanik Runi pritet ta nis këtë përballje nga stoli.Në kampin tjetër tekniku i Njukasell, Parde do të përgjigjet me formacionin (4-2-3-1)Në portë: Krul, në mbrojtje: Simpson, Koloçini, Uilliamson, Santon, në mesfushë: Anita dhe Tiote ndërsa Sise, Marvua dhe Gutierres do të mbështesin sulmuesin e vetëm Demba Ba.Djajtë britanik në këtë përballje të konsideruar si me e rëndësishmja e javës së 19 do të kërkojnë fitoren për të mos rrezikuar pastaj humbjen e kreut të renditjes në të ardhmen.