Chelsea kërkon fitoren e radhës

Skuadra e Chelsit pas fitores së thellë në fundjavë në Stemford Bridxh kundër Aston Villës me rezultatin 8-0 do të udhëtojë në ransfertë ku do të përballet me skuadrën e Noruiç. Të besuarit e teknikut spanjoll Benitez do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë si tre ditë më parë edhe pse në transfertë do të ndiejnë mungesën e tifozërisë Londineze.Në këtë përballje skuadrat do të luajnë me këto formacione: tekniku i skuadrës së Noruiç, Hjuxhson do të hedhë nga minuta e parë formacionin  ( 4-4-1-1)Në portë: Ban, në mbrojtje: Martin, Terner, Basong dhe Garrido, në mefushë: Snodgras, Tetej, Xhonson dhe Pilkington, në Sulm: Holalan do të mbështes sulmuesin e vetëm Holt.Në kampin tjetër skuadra e Chelsea do të luaj me formacionin e suksesshëm të tre ditëve të mëparshme (4-2-3-1)Në portë: Cheh, në mbrojtje: Azpilikuesta, Kahill, Ivanoviç dhe Eshley Col, në mesfushë: David Luiz dhe Ramires, ndërsa Moises, Mata dhe Hazard do të jenë treshja që do furnizojnë me topa sulmuesin e vetëm Torres.Tekniku Benitez në këtë përballje kërkon që të përsërisë suksesin e pak ditëve më parë për të bërë për vete tifozët londinez që nuk e duan edhe aq shumë. Kjo përballje do të jetë deçizive për blutë e Londrës për tu rikthyer në luftën për titullin kampion në Angli.