Sunderlan - Man Cyti, formacionet e Mundshme
Manchester Siti do të kërkojë një tjetër fitore sot në transfertë kundër skuadrës së Sandërlend për të vazhduar ecurin e rezultateve positive në kampionatin Anglez. Djemtë e Mancinit do të udhëtojnë sot në transfertë për të thyer tabun e rezultateve negative pasi nuk fitojnë në fushën e Sandërlendit në tre ndeshjet e të zhvilluara mes tyre. Teknikët e të dyja skuadrave do të hedhin në fushë formacionet më të mira të mundshme.Tekniku i Sanderlend Martin Onill do të luaj me formacionin (4-4-1-1)Në portë: Minjolet, në mbrojtje: Gardner, O'Shi, Kualer dhe Rouz, në mesfushë: Xhonson, Kolbek, Larson dhe MekKein, në sulm Sesenjon do të mbështes sulmuesin e vetëm Fletçer.Në kampin tjetër tekniku i skuadrës së Manchester City do të përgjigjet me formacionin (4-2-3-1) ku bie në sy mungesa e Balotelit dhe Edin Dzekos në formacionin e parë.Në portë tekniku Italian do të aktivizojë: Hart, në mbrojtje: Zabaleta, Kompani, Nastasiç dhe Klishi, në mesfushë: Berri dhe Garsia, ndërsa David Silva, Jaja Ture dhe Tevez do të mbështesin sulmuesin e vetëm: Aguero.Ndeshja do të fillojë pas pak minutash ndërsa Manchester Siti ka udhëtuar drejt Sanderlen për të marrë tre pikët dhe për të shpresuar nga ndonjë hap tjetër fals i kryesuesve të kampionatit.