Chelse kërkon David Villën për sulmin
Edhe pse në Spanjë drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë si të pashitshëm, në Angli sulmuesi Iberik i katalanasve David Villa vazhdon të ketë një monitorim të vazhdueshëm. Së fundmi për shërbimet e bomberit të Barcelonës që dalngadalë po rikthehet në formën e tij më të mirë është interesuar skuadra Londineze e Chelsit e cila kërkon që të realizojë një sulm të përbërë nga dy spanjollët e sukseshëm me kombëtaren Vila - Torres.Sipas të përditshmes Britanike Deili Mirror, Rafael Benitez ka në plan krijimin e një dyshe sulmuese spanjolle në skuadrën e Chelseat. Në faqet e kësaj të përditshme thuhet se tekniku spanjoll i ka propozuar Roman Abramovichit blerjen e David Villës që në merkaton e Janarit. Ish tekniku i Chelsit mendon se dyshja e dikurshme e përfaqësueses spanjolle, Torres-Villa do të përshtatej shumë mirë pasi në mesfushë skuadra e Chelsit ka lojtarë të talentuar që mund ti furnizojnë me topa. Nëse kjo do të ndodhë, Benitez do të kursejë nga shpenzimet Roman Abramovichin pasi nuk do të lejonte blerjen e Falcaos i cili mund të kushtoj deri në 60 milion euro.Ideja për të sjell një tjetër Spanjoll te blutë e londrës nuk është e rastësishme pasi gjithmonë tekniku Benitez ka patur dhe vazhdon të ketë një besim të madh te lojtarët iberik. Kjo gjë shihet edhe me aktivizimin e Fernando Torresit i cili që me ardhjen e spanjollit në krye të skuadrës së Bluve ka rigjetur formacionin titullar dhe rrugën e rrjetës duke u bërë një lojtarë i rëndësishëm për skuadrën e Chelsit.Nëse arrihet një kalim i tillë atëherë, David Vila, te Londinezët përveç Torresit te skuadra Chelsit do të gjej edhe një tjetër bashkombas dhe shok skuadre te Valencia siç është Huan Mata. Në merkaton e Janarit pritet të mësohet nëse dëshira e ish teknikut të redasve do të realizohet nga presidenti Abramoviç.