Benitez: Tre ndeshjet e ardhshme do të tregojnë nëse jemi për titull

Rafael Benitez beson se Çelsi i tij mund të bëhet një protagoniste në luftën për titull në Angli, pavarësisht distancës mjaft të madhe mes londinezëve dhe dy skuadrave të Mançesterit që aktualisht janë shkëputur prej të gjithë ekipeve të tjera.Blutë e londrës tashmë të ngjitur në vendin e tretë pas fitores në fundjavën e kaluar 8-0 ndaj Aston Vilës kanë rritur besimin në vetvete se mund tia dalin të luftojnë për titullin kampion me dy skuadrat e Manchesterit. Fitorja e mesjavës ishte e 5-ta në 6 ndeshjet e fundit, që ka sjellë besimin se tashmë Çelsi është kthyer në shkëlqimin e fillimit të sezonit. Të njëjtën gjë siç bënë tre ditë më parë të besuarit e teknikut Spanjoll kërkojnë që të bëjnë edhe sot në ndeshjen ndaj skuadrës së Nouriç.Në një intervistë përpara ndeshjes tekniku Benitez deklaroi se: "Tani jemi rikthyer një skuadër dinjitoze që mund të luftojmë kundër çdo kundërshtari. Fitorja në fundjavë na ka dhënë një motiv më shumë për të luftuar kundër çdo ekipi pasi i kemi të gjitha mundësitë të përballemi me këdo. Një tjetër fitore e sotme do të bënte që ne të fillonim me të vërtetë luftën për titullin kampion. Nëse më të vërtetë jemi protagonistë në luftën për titull apo jo këtë do ta kuptojmë më mirë pas 2-3 ndeshjesh. Por në takimin e fundit që zhvilluam, e kuptoje që skuadra kishte besim në vetvete dhe kjo u pa në fund. Tani thjesht duhet të vazhdojmë këtë ecuri dhe do të jetë më e lehtë për mua të them se mund të konkurrojmë me kryesuesit", tha spanjolli.Benitez, i cili është një figurë jopopullore për tifozët e Çelsit, të cilët kanë shprehur hapur mosbesimin ndaj ish-trajnerit të Liverpulit, ka merita të mëdha pasi ka arritur të ringjallë Fernando Torres, autor i 7 golave në 6 takimet e fundit.