Snajder marrëveshje me Tottenham
Mesfushori holandez i Interit, Wesley Sneijder është padyshim lojtari që ka pushtuar median mbarë botërore për sa i përket të ardhmes së tij e cila tashmë është në udhëkryq. Sipas mediave italiane thuhet se mesfushori zikaltër ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Tottenhamit. Gazetari sportiv italian, Tancredi Palmer e ka zyrtarizuar këtë lajm sipas të cilit Sneijder ka arritur tashmë një marrëveshje me skuadrën e Tottenham dhe vetëm pritet zyrtarizimi i tij në javët e ardhëshme, atëherë kur edhe merkato e Janarit do të jetë zyrtarisht e hapur.12 milion funta thuhet se Tottenham do ti paguaj Interit për yllin holandez. Thuhet se shitja e Sturridge te Liverpooli, ka bërë që Tottenham të mendojë seriozisht për blerjen e Sneijder pasi mesfushori i Chelsit ishte në plan të parë për skuadrën e "Spwrsave". Largimi I këtij të fundit në radhet e "Redsave" ka bërë që Totenham të hidhet në sulm dhe të konkurojë me shumë skuadra të mëdha Europiane.