Mesi uron festat përmes "El Mundo Deportivo"

Gazetat më të mëdha ndërkomëbtare sportive nuk kanë dalë në treg sot duke e bërë pushim për Krishtlindje.Ajo që ka surprizuar në këtë ditë feste është padyshim e përdtishmja Katalanase “El Mundo Deportivo’’ e cila ka dalë në treg ditën e sotme. Në faqen e parë të saj, kjo gazetë ka vendosur urimin e lojtarit më të mirë të momentit, Lionel Messi, që me një gotë në dorë uron festën e Krishtlindjeve për të gjithë besimtarët e Krishterë. Përveç urimit ylli argjentinas në këto festa ka dhënë një intervistë për “El Mundo Deportivo” ku ka folur rreth arritjeve personale të këtij viti si dhe rreth objektivave të tij dhe të Barcelonës për vitin e ardhshëm.Në intervistën e lojtarit më të mirë të vitit nuk ka munguar as urimi për një shërim sa më të shpejt të teknikut Vilanova.