Bombë në Korçë, presidenti shkarkon gjithë stafin
Edhe pse kampionët në fuqi të Skënderbeut e kanë mbyllur me nota pozitive fazën e parë të kampionatit, ku nuk ka shënuar asnjë humbje, në kampin Korçarë gjërat nuk shkojnë siç duhet.Në momentin kur të gjithë presin që të festohet, te Ujqërit e dëborës ka shpërthyer bomba e cila pritet të ketë pasoja.Numri 1 i kësaj skuadre Takaj ka marrë një vendim të papritur që është shoqëruar me shkarkime dhe pezullime të stafit drejtues.Presidenti i Skënderbeut ka shkarkuar nga detyra të gjithë pononjësit e administratës së Klubit, duke nisur nga shefi i klubit Ilirian Përmeti duke vazhduar me zëvendëspresidentin për të përfunduar deri te ekonomistja.Gjithashtu ai ka pezulluar pa afat edhe stafin teknik të skuadrës që drejton ku nuk mungon as përjashtimi i trajnerit Josa që këtë vit ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën e Skëndërbeut duke mos njohur asnjë humbje në kampionat dhe në ndeshjet e kupës.Ky vendim ndoshta pak i nxituar nga ana e numrit 1 të skuadrës Korçare mësohet se ka ardhur pasi nga skuadra ka patur rrjedhje informacioni pa dijeninë e presidentit të skuadrës. Informacionet e fundit për largimin e disa lojtarve që sipas presidentit nuk do të largohen në merkaton e dimrit ka bërë që ky i fundit të marrë këto vendime. Derisa gjërat të bëhen të qarta se kush ka qenë personi që ka trazuar ujrat te skuadra e Korçës presidenti do të mbajë në fuqi vendimin e marrë pasi ai nuk lejon që skuadrës të cilën drejton ti prishin imazhin dhe të nxisin konflikt brenda skuadrës pa qenë e nevojshme.Skuadra e Skënderbeut ka kaluar një fazë të parë të shkëlqyer për sa i përket rezultateve ndërsa keqinformimet e ditëve të fundit duket se kanë trazuar pak ujrat në kampin korçar që janë shoqëruar edhe me pezullime nga ana e presidentit Takaj që kërkon të vendos autoritetin për të mirën dhe të ardhmen e sigurt të kampionëve në fuqi të shqipërisë