Galiani: Shitja e Brazilianëve mundësi për të shpenzuar në merkato

Koha e artë e lojtarve Brazilian duket se do të përfundojë që në merkaton e Janarit. Dy brazilianët e talentuar Pato dhe Robinjo janë pranë një lamtumire të mundshme nga skuadra kuq e zi. lajmin për një largim të mundshëm të dyshes braziliane nga qyteti i Milanos e ka bërë të ditur vetë numri dy i kësaj skuadre Adriano GalianiAshtu si Ronaldinjo në vitin 2011, edhe Robinjo është pranë kalimit nga radhët e  Milanit te ekipi i Flamengos. Sipas të përditshmes Italiane "La Gazzeta Dello Sport" ky fakt është konfirmuar nga administratori i ekipit kuqezi, Adriano Galiani, në momentin kur ka zbarkuar në Rio De Zhaneiro në Brazil për të folur rreth kësaj çeshtje."Po, është një nga hipotezat e mundshme", ishin fjalët e tij para gazetarëve që e kanë pritur me shumë kureshtje në aeroport për të mësuar se cili është destinacioni i dy sulmuesve brazilianë të Milanit. Pritet që gjatë ditës së sotme, ai të fillojë bisedimet pikërisht me klubin më të famshëm brazilian, për të provuar të mbyllë marrëveshjen për shitjen e sulmuesit, i cili ka kërkesa konkrete edhe nga Santos. Megjithatë, Robinjo duket se nuk e ka problem të kalojë te Flamengo, pasi tërhiqet nga ideja të luajë për këtë skuadër kaq të famshme. Ndërkohë, çështja e Patos është më pak e komplikuar, pasi për lojtarin aktualisht interesohet vetëm një ekip, Korinthians. Kjo skuadër është gati të afrojë sulmuesin si "dhuratë" për tifozët pas fitores së Botërorit të Klubeve, me shpresën që tashmë të luftojë për titullin kampion në Brazil si dhe të ripërsëritë sukseset në arenën ndërkombëtare. Me largimin e dy brazilianve nga radhët e Milanit drejtuesit e skuadrës Kuq e zi do të siguronin fonde të mjaftueshme për të hyrë fuqishëm pastaj në merkaton e Janarit. Synimet e Milanit janë të përforcojnë mbrojtjen dhe mesfushën por edhe në vijën e sulmit kërkohen  ndryshime dhe emri më i lakuar është ai i sulmuesit Drogba.