Kërcënon Kameruni, pa marë premiot nuk niset në Brazil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2014, 14:03
Kaos te Kombëtarja e Kamerunit. Skuadra afrikane kërcënon se nuk do të niset për në Brazil pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me krerët e Federatës Kamerunase të Futbollit për të marë premiot e premtuara.Futbollistët e ekipit kanë kërcënuar Federatën se nuk do të zbresin në fushë në miqësoren e fundit kundër Moldavisë, por më pas zbritën në fushën e lojës. Ky ishte paralajmërimi i parë ndërsa tani çështja është më serioze.Kameruni bën pjesë në Grupin A në Botëror bashkë me Brazilin, Kroacinë dhe Meksikën, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajë më 13 qershor kundër Meksikës. Nëse Federata nuk reagon sa më shpejt, mund të kemi ndonjë surprizë të pakëndshme nga futbollistët e Camerunit.