Brazili në zi, humb jetën ish futbollisti Fernando

Ish futbollisti brazilian, Fernando Lucio da Kosta ose i quajtur ndryshe Fernando,  ka humbur jetën në një aksident me helikopter. Ai ka humbur jetën së bashku me pesë njerëz të tjerë pas rrëzimit të helikopterit mbrëmjen e të premtes në provincën braziliane Aruana. Ish-sulmuesi i Internacional, Sao Paulo, Marseille, Toluze, dhe Porto Alegre kishte qenë një udhëtim të zakonshëm biznesi kur helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrezua. Fernando pritej që të merrte pjesë dhe si komentator ne "Sport TV" gjatë Kampionatit Botëror që do zhvillohet në Brazil.Kulmi i karrierrës se tij ishte në Brazil me Internacionalin. Ai e udhëhoqi këtë ekip si kapiten drejt titullit të parë të "Copa Libertadores" në vitin 2006, pastaj fituan Kupën e Botës për Klube, ndërsa në 100 paraqitje me këtë klub shënoi 42 gola.