Mançester Junajtid bën gati një dopio "goditje", Stroman e Pogba
Mançester Junajtid mund të bëjë goditjen e radhës që do t'i surprizonte të gjithë. "Djajtë" e drejtuar nga Van Gal po përgatiten për të sjellë në "Old Traford" dy nga mesfushorët më të spikatur në Seria A.Bëhet fjalë për Poul Pogba të Juventusit dhe Kevin Stroman të Romës. Për Pogba ky do të ishte edhe një rikthim te Junajtit pasi ky futbollist ka dalë pikërisht nga akedemia e këtij ekipi. Ndërsa Stroman është një dëshirë e vjetër e Mançesterit.Sipas mediave britanike, Junajtid ka në dispozicion një shumë prej 250 milion eurosh për të shpenzuar në këtë merkato vere. Për të arritur te Pogba ata mund të ofrojnë deri në 74 milion euro, një ofertë kjo që vështirë të refuzohet nga drejtuesit e Juventusit. Objektiv tjetër mbetet Stroman pasi edhe ky futbollist kërkohet me ngulm nga Van Gal. Të dy këta futbollistë mund të blindonin përfundimisht mesfushën e djajve të kuq.