Gatuzo: Inzagi do të bëhet një trajner i madh

Ish mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo ka folur me superlativa pët trajnerin e ri të Milanit, Pipo Inzagin. Të dy ish milanistët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin pasi kanë luajtur për shumë vite bashkë tek ky ekip. Gatuzo beson se Inzagi ka për të patur sukses në drejtimin e Milanit duke u shëndruar dhe në një trajner të madh."Inzagi është një njeri që ka lindur për të fituar. Ai është i fiksuar mbas detajeve dhe studion me kujdes kundërshtarët. Kur luante futboll, shikonte videot e mbrojtjes kundërshtare dhe i studionte ato me vëmendje. Jam i sigurt që këtë do ta bëjë akoma më shpesh tani që është trajner.Kam bindje se Milani do të rikthehet i lavdishëm në Europë dhe kjo do ndodhë falë Inzagit. Pipo e di shumë mirë se si fitohet, këtë e ka treguar kur luante vetë, do ta tregojë edhe tani që është trajner. Ai shumë shpejt do të jetë një nga trajnerët më të mëdhenj në botë." -deklaroi Xhenaro Gatuzo.