Formula 1: Rosberg fiton Pole-Position në Montreal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 21:52
Vazhdon edhe në Kanada dominimi i Mercedes. Këtë herë ka qënë piloti gjerman Nico Rosberg ai i cili ka shënuar kohën më të shpejtë në provat zyrtare. Edhe pse tradicionalisht kjo pistë ka favorizuar Lewis Hamilton, kësaj here piloti britanik është dorëzuar përballë shokut të tij të skuadrës duke u mjaftuar me vendin e dytë.Në vendin e tretë u rendit katër herë kampioni i botës gjermani Sebastian Vettel ndërsa shoku i tij i skuadrë Daniel Ricciardo është renditur vetëm në vendin e 6-të.Një paraqite të kënaqshme kanë bërë dy makinat e Williams me Felipe Massa dhe Valteri Bottas të renditura respektivisht në vendin e 5-të dhe të 6-të. Ndërkohë vazhdojnë të zhgënjejnë dy Ferrarit e Alonso dhe Raikkonen.