Pedro Rodrigez: Nuk jam i sigurt nëse do vazhdoj me Barcelonën

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Pedro Rodriguez, është i paqartë për të ardhmen e tij tek katalanasit. Ai është parë gjithnjë si një zvëndësues te Barcelona dhe kjo e ka mërzitur së tepërmi sulmuesin.Edhe trajneri i ri, Luis Enrike po mendon që të bëjë ndryshime rrënjësore te blaugranat dhe një nga ato do të jetë strategjia që do të afrojë futbollistë të rinj nga akedemia. Lidhur me këtë fakt, Pedro po mendon seriozisht largimin nga Barcelona.“Nuk e di fare se çdo të ndodhë me të ardhmen time. Kur të vendoset diçka, unë do të shkoj që të flas me drejtuesit e klubit në mënyrë që të sqarohem sa më mirë se çdo bëhet me mua, nuk mund të qëndroj si zvëndësues. Barcelona është shtëpia ime, por unë dua të luaj." -tha Pedro Rodrigez