Diego Kosta: Skolari nuk më telefonoi asnjëherë

Kur duhen dhe 5 ditë nga starti i Botërorit të Brazilit, sulmuesi Diego Kosta ka rihapur edhe njëherë pomelikat lidhur me Kombëtaren e tij, pasi ai është brazilian por ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën. Pak ditë pas deklaratës së trajnerit të Brazilit, Skolari, i cili tha se sulmuesi ishte në qendër të projektit të tij, por ky i fundit e refuzoi, ka qenë Kosta ai që ka sqaruar edhe një herë këtë çështje. "Skolari nuk më ka kontaktuar asnjëherë. I vetmi trajner me të cilin kam folur është Del Boske që më bëri dhe ftesën. Jam shumë i kënaqur për trajtimin që më ma bërë trajneri spanjoll, prandaj dhe pranova me kënaqësi të përfaqësoj Spanjën." -tha Diego KostaSqarimi i Kostës që nuk lë më vend për pikëpyetje edhe pse e vërteta nuk dihet ende se nga kush është thënë. Diego Kosta e pranon që është brazilian dhe aktivizimi i tij me Spanjën nuk e ndryshon aspak këtë fakt. Ai thotë gjithashtu se nëse nuk arrin ta fitojë trofeun me Spanjën, atëherë do t'i pëlqente shumë që ta fitonte Brazili.