Rojs: Sapo m'u dogj një ëndërr, do rikthehem më i fortë
Mesfushori gjerman, Marko Rojs i cili u dëmtua në miqësoren e djeshme përballë Armenisë humbi zyrtarisht pjesmarrjen në Botëror. Rojs u shpreh shkurtimisht pas konfirmimit se do mungojë në Brazil duke thënë se kjo ishte një ëndërr e djegur për të."Nuk di si t'jua shpreh me fjalë se si ndihem. Një ëndërr m'u dogj nga sekonda në sekondë. Tani duhet të pres me padurim rehabilitimin tim me profesionalizëm, sepse duhet të eci përpara! Do kthehem më i fortë se ç'isha! Urimet më të mira shkojnë për skuadrën, që të arrijnë synimin tonë pa mua!"Në vendin e Rojs, trajneri Lëv ka grumbulluar mbrojtësin Shqiptar, Shkodran Mustafi. Dëmtimi i mesfushorit të Borusias la një boshllëk të madh në në Kombëtaren gjermane pasi ai ishte një nga futbollistët më në formë të ekipit të drejtur nga Joakim Lëv.