Ronaldo: Jemi në grupin më të fortë të Botërorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2014, 18:45
Sulmuesi i Kombëtares portugeze, Kristiano Ronaldo ka lënë një mesazh në profilin e tij "facebook" për të gjithë fansat e Portugalisë duke dashur që t'i japë zemër ekipit të tij në Botëror. Ronaldo thotë se Portugalia ndodhet në një grup shumë të fortë dhe për ta kaluar duhet përqëndrim maksimal."Qëllimi ynë kryesor është të kalojmë grupin, edhe pse bëjmë pjesë në grupin më të vështirë të Botërorit. Ne do bëjmë maksimumin ta mbyllim në vend të parë, por konkurrenca është shumë e fortë. Në çdo eveniment kemi qenë konkurrues dhe kemi bërë që çdo rival të trembet ndaj nesh." -shkruan Ronaldo