Tenis: Maria Sharapova triumfon në Paris
Tenistja ruse Maria Sharapova është shpallur për herë të dytë në karrierën e saj kampione e turneut prestigjoz "Roland Garros" të zhvilluar në Francë. Ka qënë një finale spektakolare midis 27 vjeçares nga Siberia dhe rumunes Simona Halep.Seti i parë ka qënë i ekuilibruar megjithatë vendosmëria e ruses ka dhënë frytet e saj duke bërë që të fitojë dhe setin e parë me rezultatin 6-4. Në setin e dytë Halep ka qënë më e vendosur dhe falë tie-break ka fituar 7-6.Seti i tretë ka qënë akoma dhe më i luftuar pasi dy tenistet kanë shprehur gjithe talentin e tyre por në fund eksperienca dhe dëshira e madhe e Sharapovës për të fituar ka bërë diferencën. Me këtë fitore rusja do ngjitë dhe disa shkallë në rënditjen e WTA duke hyrë kështu mes 5 tenisteve më të mira në botë.