Qetësohet Portugalia, Ronaldo stërvitet rregullisht

Lajme shumë të mira për Portugalinë dhe trajnerin Bento në prag Botërori. "Ylli" i ekipit portugez, Kristiano Ronaldo ka filluar normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, dhe tashmë mund të quhet përfundimisht gati për ndeshjen e parë kundër Gjermanisë në Botëror e cila do të luhet në 16 qershor.Sulmuesi i Real Madrid duket se ka kaluar përfundimisht problemet në kofshën e majtë dhe tashmë është vënë nën urdhërat e trajnerit Bento. Të stërvitet me grupin është parë edhe mesfushori Raul Mireles i cili gjithashtu kishte probleme muskolare.Të vetmi futbollistë që vazhdojnë stërvitjen të diferencuar nga ekipi janë mbrojtësi Pepe si dhe portieri Beto. Por edhe këta dy, do të jenë gati për ndeshjen e parë të Botërorit. Portugalia bën pjesë në grupin G dhe ka si rivalë Ganën, SHBA-në dhe Gjermaninë.