Higuan: Seria A më ka bërë më të fortë, mezi po e pres Botërorin

Sulmuesi argjentinas i Napolit ka folur përpara startit të Botërorit "Brazil 2014". Higuain është një nga sulmuesit kryesor të Argjentinës, dhe së bashku me Aguron dhe Messin do të kenë përsipër të shënojnë sa më shumë gola duke ndihmuar Kombëtaren e tyre të eci sa më larg në këtë kompeticion.Higuain tha se që pas ardhjes në Itali tek Napoli nga Real Madridit ndihet më i fortë. "Jemi duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe tashmë jemi poshtuajse gati për Botërorin e Brazilit. Personalisht jam në formë dhe mezi po pres këtë kompeticion. Që kur kam erdhur në Seria A, kam gjetur një ambient të shkëlqyer te Napoli. Fakti që një legjendë argjentinase si Maradona ka luajtur në atë qytet duke lënë gjurmë, bëri që të ambientohesha më shpejt seç duhet.Ndihem më i fortë se te Reali dhe kjo ështe merita e një kampionati të fortë si ai italian. Duam që të bëjmë paraqitje sa më të mira në Botëror me Argjentinën dhe të ecim sa më larg. Jemi një grup shumë i fortë dhe kemi mundësinë për të qenë surpriza e Brazilit." -deklaroi sulmuesi i napolit, Higuain.