Mourinho dëshiron rikthimin e Drogba te Chelsea
Sipas mediave angleze, ekipi londinez i Chelseat po bëhet gati për të rikthyer në "Stamford Bridge" sulmuesin Didier Drogba. Ka qenë vetë trajneri Joze Mourinho i cili u ka kërkuar drejtuesve të rikthejnë në Londër, Drogbanë i cili ka qenë sulmues për shumë vite te ky ekip.Drogba e mbylli sezonin e fundit me turqit e Gallatasarai por ai tashmë ka shpallur zyrtarisht "divorcin" me këtë ekip. Largimi i Eto nga Chelsea ka bërë që Mourinho të rikthejë sytë nga ish sulmuesi i tij të cilin e njeh shumë mirë.Oferta për Drogba mund të bëhet vetëm pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ku ai është i impenjuar me Bregun e Fildishtë dhe po mendon vetëm për këtë kompeticion. Për të arritur te Drogba, Chelsea duhet të mposhtë edhe konkurencën e bardhezinjve të Juventusit.